Skip to content
Kronikë

Shoqëria civile proteston për 22-vjeçaren keniane përpara Prokurorisë së Tiranës

· 2 min lexim

Teksa një javë mëpërpara 22-vjeçare keniane Joy humbi jetën pas  dhunës barbare që përjetoi në Shqipëri, ditën e sotme është zhvilluar një protestë nga ana e shoqërisë civile.

Protesta është zhvilluar sot pasdite përpara Prokurorisë së Tiranës, ndërsa kërkohet drejtësi për vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko.  Protesta ka nisur në orën 17:00 ndërsa protestuesit kanë hedhur në muret e Prokurorisë bojë të kuqe.

“Vrasja e Joyt është një vrasje e shumëfishtë. Nëse ajo do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve do ishte ndryshe. Drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e kamur dhe ndryshe për emigrantët apo njerëzit me ngjyrë. Ka 6 muaj që nuk identifikohet dhunuesi dhe ka probleme procedurale, shenjat e  gishtave u morën pas 3 muajsh”, ka deklaruar aktivistja Xheni Karaj.

Vlen të sjellim në vëmendje se 22-vjeçarja Joy u dhunua barbarisht pak muaj më parë dhe pasi qëndroi për disa kohë në gjendje kome, u transferua në Kenia, aty ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë që Policia e fshehu ngjarjen për 3 muaj dhe u dehs që të vinte mamaja e 22-vjeçares në Shqipëri që të “ngrinte në këmbë” të gjitha mediat dhe instiucionet shqiptare. Vetëm atehërë Policia e vendit tonë doli me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që edhe pse pas shumë kohësh akoma nuk ka një të dyshuar se kush mund të jetë dhunuesi që çoi drejt vdekjes kenianen 22-vjeçare.