Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shoqata e Eksportuesve, letër me dy kërkesa ministres Denaj: Jemi si në ‘97-ën, kërkojnë faljen e gjobave dhe…

16:31 11/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Për një kategori biznesesh shqiptare pandemia e koronamvirusit kas krijuar një situatë aspak të favorshme, duke i çuar shumë prej tyre në prag falimentimi dhe mbylljeje aktiviteti.

Nisur nga kjo gjendje aspak e favorshme që rrezikon për shumë punëtorë edhe humbjen e vendeve të punës, shoqata e ndërmarrjeve fason “Pro-Ekport Albania” (PEA) kërkon faljen e gjobave të gjeneruara nga sistemi nga muajt e karantinës për moshlyerjen në kohë të detyrimeve.

Në një letër drejtuar ministres të Financave, Anila Denaj, dhe ministrit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, shoqata e fasonëve ngre shqetësimin se është absurde të kërkohen në këtë periudhë krize gjobat dhe kamatëvonesat e gjeneruara automatikisht nga sistemi në muajin marsi.

Sipas tyre po kërkohet pagesa për gjobat nga drejtoritë rajonale tatimore, drejtoritë vendore të taksave, administrata doganore dhe OSHEE.

“Nga informacionet që kemi, mbledhja e gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të tjera të gjeneruara automatikisht nga sistemi tatimor për vitin 2020 nuk po realizohet në asnjë nga vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, sikurse as edhe në Itali.

Gjykojmë se është veprim krejtësisht i pavend, që në kohë lufte, të sillemi si në një periudhë normale me sipërmarrjet e vendit, të cilat po kalojnë periudhën më të vështirë që nga Marsi i vitit 1997 dhe janë në përpjekje për mbijetesë”, thuhet në letër.

Pro-Eksport Albania kërkon që për shkak të krizës që po kalojnë bizneset nga Covid-19 qeveria të falë gjobat e gjeneruara automatikisht nga tatimet, si dhe të mos kryhen kontrollet e thelluara në sipërmarrje deri në momentin e përfundimit të pandemisë.

Letra e Shoqatës Pro-Eksport Albania:

Shoqata jonë “PEA” e gjykon të domosdoshme dhe urgjente të parashtrojë përpara Jush shqetësimin si vijon: Ju bëjmë me dije se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtoritë e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në Periudhën e Pandemisë ose Vitin e Luftës, siç e cilëson me të drejtë Kryeministri.

Për ne dhe për pjesën dërrmuese të shoqatave të tjera të biznesit (mendimin e të cilave e kemi marrë) ky është një veprim absurd. Nga informacionet që kemi, mbledhja e gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të tjera të gjeneruara automatikisht nga sistemi tatimor për vitin 2020 nuk po realizohet në asnjë nga vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, sikurse as edhe në Itali.

Gjykojmë se është veprim krejtësisht i pavend, që në kohë lufte, të sillemi si në një periudhë normale me sipërmarrjet e vendit, të cilat po kalojnë periudhën më të vështirë që nga Marsi i vitit 1997 dhe janë në përpjekje për mbijetesë.

Të lihet një hapësirë kohore, mbas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë, që bizneset të rimarrin aktivitetin në pikën ku ishin.

Mbi këtë bazë, Ju propozojmë:

Faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të gjeneruara automatikisht nga sistemet për të gjithë Periudhën e Pandemisë, e cila po vijon, deri në shpalljen nga Qeveria të mbarimit të Periudhës së Emergjencës.

Mos-kryerjen e kontrolleve të thelluara pranë sipërmarrjeve, derisa Ministria e Shëndetësisë të deklarojë Mbarimin e Pandemisë.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: eksportueskerkesaleterministrja Denajshoqata

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
Para

Shënohen 13 viktima e 590 raste të reja nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.