Skip to content
Kryesore

Shoferi pëson arrest kardiak teksa drejtonte furgonin e Ministrisë së Shëndetësisë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku 50-vjeçari me iniciale A. S., rreth 50 vjeç, ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur kontrollin e mjetit. Për shkak se shoferi kishte humbur vetëdijen, furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë nga rruga.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.