Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen dy të rinjtë në Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë u regjistrua gjatë mesantës në Elbasan në rrugën e Krastës.

Një 24-vjeçar me iniciale E.M., ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip “Benz”.

I riu ka mbetur i plagosur së bashku me një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere.

Kjo e fundit u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento