Skip to content
Të Gjitha

Shmangu kalimtarin/ Makina del jashtë rruge, plagosen dy persona

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar shoferi dhe një pasagjer.

Makina u përplas me bordurën anësore dhe më pas u përmbys.

Mësohet se drejtuesi i mjetit bëri një manovër të detyruar për të shmangur një kalmitar.

Gjendja e të plagosurve ndërkohë nuk dihet ende.