Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkup: 39 vjet burgim ndaj të akuzuarve për aksidentin me autobus më 2019

20:00 25/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vjet burgim, gjashtë personat e akuzuar për një aksident me autobus më 2019 në afërsi të Laskarcit të Gostivarit, si pasojë e të cilit patën vdekur 16 persona.

Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, është dënuar me katër vjet burgim.

Me gjashtë vjet burgim është dënuar përgjegjësi për transport në këtë kompani, Remzi Miftari, ndërsa me nga pesë vjet burgim janë dënuar punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.

Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Gjykata ka shqiptuar për të gjithë të pandehurit një dënim dytësor -ndalimin e kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të akuzuarit deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masa më të lehta, për faktin se disa prej të dënuarve tashmë janë nën masat e sigurimit.

Ky aksident pati shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore dhe “dyshimeve për ndikime politike me qëllim shpëtimin e personave të caktuar dhe hedhjen e fajësisë vetëm te shoferi i autobusit”.

Procesi gjyqësor pati rrezikuar edhe kthimin në rigjykim, për shkak të emërimit të gjykatëses së rastit në Gjykatën e Apelit.

Por, pas reagimit të palës mbrojtëse, familjarëve dhe opinionit më të gjerë, gjykatësja është kthyer në detyrë për të marrë vendim për këtë rast./REL

Etiketa: shkup

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Para
Shifra alarmante, OKB raport shqetësues mbi dhunën seksuale në konflikte

Shifra alarmante, OKB raport shqetësues mbi dhunën seksuale në konflikte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.