Skip to content
Të Gjitha

Shkuan në një ceremoni mortore, tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Krujë

· 1 min lexim

Dita e sotme ka shënuar edhe numrin më të lartë të rasteve të infektuara me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 42 raste të reja në 24 orët e fundit në vendin tonë e ndërkohë që tre raste u konfirmuan në Krujë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik rastet e reja në këtë qytet janë qytetarët të cilët kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Raste të reja rezultuan edhe në Durrës, ku mësohet se rastet e infektuara kishin pasur kontakte me të infektuarit e mëparshëm.

Numri i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë Covid-19 ka shkuar në 1341.

Në të tilla kushte, ku numri i rasteve të reja rritet nga dita në ditë, mund të themi se rrezikojmë sërish izolimin.