Skip to content
Të Gjitha

Shkrumbon autobuzin në Konispol/ Policia vë në pranga të dyshuarin e parë

· 2 min lexim

Djegia e autobuzit të pasagjerëve në orët e para të mëngjesit ditën e mërkurrë në qendër të Konispolit ka ngjallur jo pak panik tek qytetarët, por tashmë ngjarja ka pasur një zhvillim të rëndësishëm.

Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar me inicialet Sh.B, i cili banon në Delvinë si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

Pas rënies në gjurmët e tij si autor, policia ka shkuar për kontroll në banesën e tij, ku edhe ka sekuestruar 25 fishekë luftarakë dhe lëndë narkotike, e cila dyshohet të jetë kanabis.

Njoftimi i Policisë

“Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”