Shkrumbohet televizioni lokal i Kukësit, përfshihet nga flakët në mesnatë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni lokal i Kukësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Zjarri ka rënë rreth orës 00:00.

Ai ka shkaktuar dëme të shumta, që sikundër mund të shihen në foto kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë.

Foto nga televizioni I Kukësit

Fatmirësisht, gjatë momentit të zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por policia po heton mbi zbradhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, u raportua se televizioni lokal i Peqinit është grabitur mbrëmjen e djeshme.

Shpërndaje
Share.

Komento