Skip to content
Kryesore

Shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

· 1 min lexim

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz u përfshi nga flakët paraditen e sotme, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Zjarri dyshohet se ka nisur nga pjesa e pasme, në zonën e motorit, dhe është përhapur me shpejtësi, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse të Kamzës, të cilat arritën të shuajnë flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e incidentit.