Shkon në 14 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, shërohen 42 pacientë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 14 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi.

Ndërkohë në total numërohen 528 të infektuar në Lombardi dhe zonat e tjera.

Njëkohësisht mediat italiane, raportojnë, se janë shëruar 42 pacientë.

Aktualisht në Itali janë mbyllur shkollat, Katedralja e Duomos dhe të gjitha ambjentet publike.

Rëndim të situatës ka pasur edhe me fqinjin tonë jugor, Greqinë, ku janë konfirmuar zyrtarisht tre raste.

Me shtimin e rasteve me koronavirus, në Itali ka lindur një problem i ri.

Në spitalin e Cremonas-s nuk ka më shtretër dhe pacientët po transferohen në San Matteo di Pavia dhe Niguardia të Milanos.

Shpërndaje
Share.

Komento