Skip to content
Bota

Shkon në 12 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, shërohet turistja kineze

· 1 min lexim

Në Itali është shënuar viktima e 12-të nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 372.

Sipas mediave italiane, viktima është një 70-vjeçar nga Lombardia.

I moshuari ndërroi jetë në një spital në Emilia Romagna.

Pasi ishte kuruar në një spital në Piacenza, i moshuar ishte transferuar në Parma, ku i ishte nënshtruar terapisë intensive.

Një turiste kineze ndërkohë e cila rezultoi pozitive gjatë fundit të nëntorit, është shëruar.

Njëkohësisht kanë rezultuar pozitiv 6 minorenë në Lombardi dhe dy turistët italianë në Spanjë.

Në Brazil është shënuar rasti i parë dhe bëhet fjalë për një person që ka qëndruar në Itali më 21 shkurt.