Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkon në 101 numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë: Ja shifra alarmante e të prekurve

09:50 12/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 203 raste pozitive nga koronavirusi, pas testimit të 419 personave të dyshuar të prekur nga Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 4.715.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

I rëndë është edhe numri i vdekjeve, që tashmë ka arritur në 101.

Sakaq, janë shëruar 71 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të shtunën pas një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës ka njoftuar se është duke u konsideruar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e trendit të rritjes së vazhdueshme të rasteve të reja me Covid-19.

71 TË SHËRUAR DHE 203 RASTE ME COVID-19!

Sot më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të lidhura

Makina përplas këmbësorin në Fier, i lënduari dërgohet në spital
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Fier, i lënduari dërgohet në spital

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor u përplas nga...

11:53 04/07/2025
Dhuna ndaj të miturit/ 3 efektivë nën hetim pas denoncimit të KSHH
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Janë përzgjedhur emrat fitues për drejtimin e pesë komisariateve në vend, pas përfundimit të procesit të pikëzimit nga Komisioni i...

11:36 04/07/2025
Para

21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Makina përplas këmbësorin në Fier, i lënduari dërgohet në spital

Makina përplas këmbësorin në Fier, i lënduari dërgohet në spital

11:53 04/07/2025
Dhuna ndaj të miturit/ 3 efektivë nën hetim pas denoncimit të KSHH

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

11:36 04/07/2025
Atentati ndaj Arjan Ndojit, Alibej: Plaurent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat

Atentati ndaj Arjan Ndojit, Alibej: Plaurent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat

11:14 04/07/2025
Zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Gjirokastër

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Gjirokastër

11:02 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.