Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 10 numri i viktimave nga COVID-19, pacienti ndodhej prej 4 ditësh në terapi intensive

· 1 min lexim

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Mësohet se viktima e radhës është një 67-vjeçar, i cili prej 4 ditësh ndodhej në terapi intensive.

Kujtojmë këtu se gjatë mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë edhe një 52-vjeçare nga Vlora.

Ajo vuante nga hipertensioni dhe ndodhej në terapi intensive.

Në një hark kohor prej 48 orësh në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona nga COVID-19.

Bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 186 të prekur, në mesin e të cilëve 31 të shëruar dhe 10 vitkima.

Në spitalin Infektiv ndodhen 77 persona, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Pjesa tjetër janë të shtruar në pavion, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Në mesin e të prekurve janë edhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve është e stabilizuar.

Hartës së qyteëteve të prekura ditën e djeshme iu shtua edhe Puka me dy raste.