Shkon mbi 20 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar mbi 20 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, në mbarë globin raportohet zyrtarisht se janë infektuar me Covid-19, 20 144 884 persona.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit në glob ka shkuar në 736 072 individë.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga koronavirusi deri tashmë në të gjithë rruzullin ka kapur shifrën 12 990 473 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 vazhdon të jetë SHBA, që ka raportuar zyrtarisht se ka 5 218 585 njerëz që janë prekur nga virusi.

Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me koronavirus renditet Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peruja, Kolumbia etj.

Fillimisht, koronavirusi gjeti përhapje më të gjerë në shtetet e Europës Perëndimore, e sidomos në Italinë Veriore. Mirëpo, me kohën, duket se masat e marra nga vendet në Perëndim, kanë bërë që numri i të infektuarve të jetë më i madh në shtetet e Amerikës Latine.

Pandemia e koronavirusit detyroi thuajse të gjitha qeveritë e shteteve në glob që të mbyllin për një kohë qytetarët e tyre. Këto masa shkaktuan pasoja ekonomike të rënda, teksa institucionet ndërkombëtare kanë bërë parashikime të zymta.

Shpërndaje
Share.

Komento