EMRI/ I dënuar për grabitje me armë zjarri, gjykata italiane i ndryshon masën e sigurisë shqiptarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Karabinierët në lokalitetin e Notos në Itali kanë ekzektuar një urdhër-arresti ndaj një shtetasi shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se Theodhori Grabova, 27 vjec, ndodhej në “arrest shtëpie” për grabitje.

Mirëpo, Gjykata e Raguzës e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke urdhëruar burgosjen e Grabovës.

Shqiptari akuzohet për një grabitje që ka kryer në vitin 2018 në lokalitetin e Modicas.

Policia shkoi menjëherë në banesën ku ai jetonte, i vunë prangat dhe më tej e kanë transferuar në burgun “Cavadonna” në Sirakuza.

Grabova tashmë do të duhet të qëndrojë në burg, në pritje të përballjes me drejtësinë e vendit fqinj.

Shqiptari akuzohet se më 2018, ka grabitur pronarin e një lokali. Mësohet se në atë kohë Grabova së bashku me një bashkëpunëtor kishin ndjekur pronarin e lokalit në shtëpinë e tij të veshur me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë 800 euro.

Pronari italian ka lajmëruar policinë për këtë ngjarje, të cilët ndoqën nëpër rrugica dy grabitësit. Pas hetimeve, karabinierët identifikuan dhe arrestuan Theodhori Grabovën, në atë kohë 25 vjec.

Grabitësi i dytë ende nuk është arrestuar, ndërsa po kryen hetimet për të prangosur edhe atë. Karabinierët zbuluan se Theodhori Grabova kishte qenë i dënuar më herët për trafik droge, ndërsa kishte pasur edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që nuk ishte ekzekutuar.

Shpërndaje
Share.

Komento