Shkoi të takonte mikun në burg, policia arreston të shpallurin në kërkim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, nën akuzën e mashtrimit.

Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Shpërndaje
Share.

Komento