Skip to content
Të Gjitha

Shkoi në Milano për të parë dajën në spital, Braçe jep detaje për 31-vjeçarin me koronavirus

· 2 min lexim

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje për të infektuarin e 6 me koronavirus në Shqipëri, një djalë 31-vjeçar.

Ky i fundit sipas Braçes, kishte qëndruar në Milano për disa orë.

Në postimin e zv.kryeministrit thuhet se i riu kishte shkuar në Itali për të parë dajën e shtruar në spital.

Braçe shkruan, se dashuria e madhe për njëri-tjetrin e përhap me qef virusin.

Në fund zv.kryeministri ka këshilluar personat që kanë ardhur nga Italia, që të vetëkarantinohen.

Postimi i Braçes

NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI!
MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE!

INFEKTONI TE TJERE KESHTU!

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;
E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano,
“per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin!

Ndaj,
NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU!
RI NE SHTEPINE TENDE!
SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO!

Beje tani!

Aktualisht numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 6.

Pacienti zero ishte një 28-vjeçar, i cili infektoi edhe babanë e tij 54-vjeçar.

Gjithashtu 3 të afërm të pacientit zero rezultuan pozitiv.

I riu ndërkohë është banues në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe ka ardhur në vendin tonë më 26 shkurt në rrugë tokësore nga Hani i Hotit.

Përsa i përket pacientëve, asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.