Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari është regjistruar sot në qytetin e Shkodrës. Policia ka njoftuar se në këtë përplasje janë përfshirë dy automjetet, aksidenti ka ndodhur në në zonën e quajtur “Pulaj-Plazh”.
Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.