Skip to content
Showbiz

Një trekëndësh dashurie në Big Brother VIP?

· 1 min lexim

Prej disa ditësh flirtimet, ngacmimet dhe shikimet nuk kanë munguar në “Big Brother VIP 3” mes disa banorëve.

Këto detaje nuk i kanë shpëtuar syrit të “Vëllait të Madh”, por siç duket as syrit të Rikes, e cila sot është shprehur se në shtëpi po krijohet një trekëndësh dashurie.

E ulur në oborrin e shtëpisë me Julin, Meritonin dhe Gazin, Rikja u shpreh se në këtë trekëndësh dashurie janë të përfshirë Romeo, Heidi dhe Fatjoni.

Biseda mes banorëve:

Rikja: Gaz a mendon se është duke u krijuar një trekëndësh?

Gazi: Ma thuaj ti

Rikja: Ju flinkeni gjumë

Juli: Ça na duhet këto gjëra, ne kemi ardhur me shijuar Big Brother-in

Rikja: Është Romeo, Heidi dhe Fatjoni

Meritoni: Jo more çfarë thua

Juli: Se shoh këtë, ose s’dimë të lexojmë ne

Gazi: Po, po po

Meritoni: Jo, jo

Gazi: Llafin e kësaj duhet ta dëgjojmë. I ka parë atje brenda në ushtri

Rikja: Mua më pëlqen të flas për këtë gjë

Juli: Edhe mua më pëlqen, por jo me ia fut kot. Nuk shoh ndonjë gjë më shumë të Romeo