Skip to content
Të Gjitha

Shkëputet shkëmbi nga mali, bie në banesë tek Uji i Ftohtë

· 1 min lexim

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke u futur në një banesë tek Uji i Ftohtë në Vlorë.

Guri i madh ka çarë murin e banesës së familjes Balilaj duke hyrë brenda dhomës së shtëpisë.

Familjarët në ato moment ishin në gjumë, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa dëmtime.

Kjo situatë ka krijuar dhe panik tek familjarët, duke e ndjerë veten të rrezikuar dhe kërkojnë dikush t’i ndihmojnë, informon “newsbomb.al”.

Familja Balilaj fajëson punëtorët që po kryejnë punime  për bypassin  Fier –Vlorë.