Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkëlzen Berisha flet për takimin me Trebickën: Ai s’ka asnjë lidhje me Gërdecin, takimi ka qenë për sqarim

23:40 21/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Mesa duket gjithë çfarë deri më sot ka qenë e shkruar, nuk ka qenë e vërtetë dhe shpjegimin po e bën vet djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Për tetë vite me radhë është folur gjerë e gjatë për takimin që biznesmeni Kosta Trebicka ka pasur me Shklëzen Berishën, i cili sipas këtij të fundit ka përfunduar në paqe, e për më tepër sipas fjalës së Berishës, i ka kërkuar edhe falje për “ngatërresën”.

Nga studio e emisioni “Të Paekspozuarit”, Berisha ka sqaruar sesi erdhi momenti deri tek takimi me biznesmenin dhe çfarë është thënë në të, ku si pikë bazë mban faktin që në takim kanë qenë tre persona dhe nuk kanë qenë vetëm për vetëm ata të dy.

Megjithatë i pyetur se përse Trebicka e ndiente të domosdoshme sqarimin me Berishën për biznesin e fishekëve, ky i fundit ka thënë se ka qenë vetëm një taktikë që personat që ishin në biznes kanë përdorur për ta nxjerrë Trebickën “nga loja”.

Mbi të gjitha Berisha ka thënë se Trebicka nuk ka pasur asnjë lidhje me Gërdecin.

 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Berisha. Një tjetër pikë me rëndësi në problematikën e Gërdecit ,duket që është dëshmia, ose prania e Kosta Trebickës, një biznesmeni kontravers në atë kohë.

Shkëlzen Berisha: Një sqarim. I ndjeri Kosta Trebicka, nuk ka asnjë lidhje me historinë e Gërdecit.

Ylli Rakipi: Jo, ka ai. Sepse ai është përpjekur ta marrë këtë biznes.

Shkëlzen Berisha: Jo. Zoti Trebicka ka patur lidhje me biznesin e shitjes së fishekëve me kompaninë AEY dhe zotin Diveroli. Zoti Trebicka nuk ka asnjë lidhje me historinë e Gërdecit.

Ylli Rakipi: Ju e keni takuar Trebickën. Përse ai kërkoi të takohej me ju?

Shkëlzen Berisha: Për të njëjtën arsye të cilën i ndjeri e ka thënë vetë. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe në prokurori. Të njëjtën gjë e vërteton një person tjetër që ka qenë në të njëjtën tavolinë. Arsyeja e takimit ishte se i ndjeri Trebicka kishte krijuar, ose ishte thënë, se unë isha i përfshirë në biznesin e AEY-së dhe unë kisha kërkuar largimin e zotit Trebicka, nga ky biznes. Zoti Trebicka më kërkoi një takim përmes një miku të përbashkët. Jemi takuar të tre. Është bisedë e bërë në gjashtë sy dhe në gjashtë veshë dhe të gjithë deklarimet, e mija, të Trebickës dhe të personit të tretë janë të njëjta. Në këtë bisedë i kam bërë të qartë zotit Trebicka, që kjo është krejtësisht e pavërtetë. I kam thënë nëse ke dyshim për këtë, jam i gatshëm të takohemi me këdo që ti mendon se unë jam takuar, që t’i bind se nuk është e vërtetë, është trillim, i kanë gënjyer dhe mashtruar. Sic e tha edhe vetë, në sy tim, ka tentuar të lidhet ne telefon me përfaqësues të AEY në Tiranë. Ka folur me ta, i ka bërë të qartë, gatishmërinë time për t’u ballafaquar me këta persona. Ata nuk kanë dashur të zhvillohet ky takim. Zoti Trebicka, më ka thënë, të falënderoj shumë, jam i bindur që ti nuk ke lidhje me këtë gjë. Jemi ndarë dhe nuk jemi takuar kurrë më.

Ylli Rakipi: Ju nuk e pyetët zotin Trebicka përse kërkonte ta zgjidhte këtë problem me ju? Ku hynit ju këtu?

Shkëlzen Berisha: Sigurisht që e pyeta. Atyre që i kishin thënë zotit Trebicka, unë isha përfshirë në histori dhe i kisha bërë presion pjesëtarëve të AEY, për ta nxjerrë zotin Trebicka nga biznesi.

Ylli Rakipi: Nga materialet që ne disponojmë, rezulton se Trebicka ka dashur të eleminojë “Evdin ltd”, ndërmjetësin, për ta marrë vetë këtë biznes, për arsye çmimesh.

Shkëlzen Berisha: Është normale, që kur futesh për të zhbërë një shpifje, detyrohesh të futesh në detaje. Por nuk do preferoja të hyja në këto detaje sepse zoti Trebicka nuk jeton më. Nuk më vlen të ndërhyjë, ai nuk është këtu që të flas vetë.

 

Etiketa: kosta trebickaShkelzen Berishatakim

Të tjera

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për...

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Para

Skandal/ Indianët e kërkuar ndërkombëtarisht për pastrim parash dalin ortakë me Lul Morinën, biznesmenin e fuqishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.