Skip to content
Aktualitet

Shkel statutin, Rama zgjat edhe për 1 vit mandatin e Kryesisë në PS

· 1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë dy kërkesa direkte në Asamblenë e PS mbajtur ditën e sotme.

Ai ka kërkuar që Kryesia dhe Sekretariati i Partisë të mos ndryshojë, duke shtyrë edhe për 12 muaj këtë mandat.

Fokusi sipas Ramës janë zgjedhjet që po afrojnë, dhe jo ndryshimi i drejtuesve të socialistëve. Por, në këtë mënyrë Rama shmang debatin brenda strukturave dhe partisë, duke vijuar me besnikët e tij.

Rama shkel hapur statutin, ku thuhet se duhen bërë zgjedhje për kryesinë brenda partisë, duke vijuar edhe për 1 vit me të zgjedhurit e tij, e duke eliminuar çdo mendim ndryshe brenda partisë.

/GazetaReforma.com/