Skip to content
Të Gjitha

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Itali, shqiptarja 35-vjeçare ishte drejtuesja e bandës

· 1 min lexim

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale me aktivitet trafikun e prostitucionit.

Bëhet me dije se janë arrestuar 9 persona, e ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim.

Në pranga është vënë po ashtu edhe kreu i kësaj bande, që njoftohet se është shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.

Të gjithë këta persona akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur katër vite më parë, duke zbardhur aktivitetin kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhur akryesisht nga Evropa Lindore.

5 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.