Shkatërrohet banda italo-shqiptare, ja si e transportonin drogën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga antimafia e Romës. Trafiku i drogës bëhej nga Belgjika në Itali nëpërmjet linjave të fluturimit low cost.

Mediat italiane kanë shkruar se ata merreshin me importin e drogës që nga viti 2016 dhe më pas e shpërndanin në tregun vendas.

Droga shpërndahej nga korrierët nëpër shtëpi, apo klubet e natës, “Star Night” në Viterbo dhe “Canbepina Due Cigni”.

Sasia e drogës, e cila nuk mund të shitej në mënyrë të menjëhershme ndahej në doza dhe fshihej nëpër zona të ndryshme në fshat. Të arrestuarit janë Julian Tare, Bledar Shtëmbari, Renato Hasa, së bashku me 9 të akuzuar të tjerë.

Shpërndaje
Share.

Komento