Shkatërrohet banda e grabitësve në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia greke ka arrestuar 6 shqiptarë në Athinë. Operacioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në Athinë, Kesariani, Lonia, Acharnes dhe Artemisa. Sipas asaj që raportojnë mediat greke  shqiptarët janë të moshës nga 22 në 41 vjeç dhe janë të akuzuar për 9 grabitje.

Me maska apo kapuçë për të fshehur identitetin, grupi i shqiptarëve kishte kryrer një mori grabitjesh në një sërë zonash në Athinë.

Hetimi për kapjen e shqiptarëve u shtrinë në një hark kohor prej 6 muajsh. Zakonisht grabitjet e tyre i bënin gjatë orëve të para të mëngjesit, ku nënë kërcënimin e armëve arrinin të merrnin shuma parash dhe sendesh me vlerë.

Në grabitjet e tyre, 6 shqiptarët përdornin maska dhe doreza çka e beri edhe më të vështirë arrestimin e tyre nga autoritetet greke. Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët janë gjetur disa armës që i përdornin në krimet e tyre si dhe mbi një kg drogë e llojit kanabis.

Shpërndaje
Share.

Komento