Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ilir Mustafaj, ishte kandidat për gjykatën Kushtetuese

09:46 18/07/2019
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ditën e sotme vendosi shkarkimin e Ilir Mustafajt. Ky i fundit është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës dhe njëherësh është kandidat për në Gjykatën Kushtetuese.

Një nga pikat ku u vendos diskutimi dhe përjashtimi i tij ishte pasuria. Kjo ka sjellë edhe përjashtimin e Mustafajt nga të qenit pjesë në sistemin e drejtësisë. Ai ka edhe mundësinë për të apeluar këtë vendim në KPA.

Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ai ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas punës si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe në disa universitete private në vend.

Hetimi për pasurinë ka qenë në disa pikëpyetje në lidhje me pronat e Mustafajt.

Lidhur me një apartament 121 metra katror në Tiranë, ai kishte deklaruar si burim një kredi të marrë në vitin 2006, kjo për vlerën e 40 mijë eurove, por edhe 7 mijë euro që i kishte marrë nga disa persona të tretë.

“Në deklaratën veting deklarohet apartament banimi me sipërfaqe 121 m2 ndodhur në rrugën Siri Kodra mbi bazën e kontratës së vitit 2007. Ndërsa në deklarimin e vitit 2007 nuk deklarohet fitimi i pronësisë për apartamentin në fjalë si dhe nuk deklarohet kontrata e shitblerjes”, është shprehur relatorja Xhensila Pine.

Ajo shtoi se është gjetur mospërputhje edhe për çmimin e paguar për këtë apartament, pasi në deklaratën veting deklarohet e blerë për 46 mijë euro për shkak të sipërfaqes më të vogël dhe disa punimeve të pakryera. Ndërsa në vitin 2007 çmimi ishte 54.6 mijë euro.

Këto e disa probleme të tjera janë konstatuar në deklarimin e tij, ku Mustafaj i ka kundërshtuar, por nuk ka pasur asnjë efekt, pasi dosja e tij hetohej prej disa muajsh.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjyqtariilir mustafajishte kandidatnga detyraper gjykaten kushtetueseshkarkohet

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para

Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English