Skip to content
Të Gjitha

Shkarkohet gjyqtarja, Fatmira Hajdari: E pritshme! Avokati Maks Haxhia: Këta nuk pyesin për ligjin!

· 2 min lexim

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari është shkarkuar nga detyra nga KPK ditën e sotme.

KPK ka vendur ta shkarkojë Hajdarin për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Ajo është shprehur se ky ishte një vendim i pritshëm.

Ndërsa avokati i saj, Maks Haxhia tha se vendimi do të ankimohet.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë.

Këta kanë listat dhe po pastrojnë”, është shprehur avokati Maks Haxhia.

Tre ditë më parë Hajdari u shpreh në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit:

“Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90.

Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish-vilat gjermane.

Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qenë korrekte në deklarimet e mia.

Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia.

Banka më atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia.

Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që të mbaj fëmijët e mi.

Kur shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ti do paguash vetëm koston e investimit, pjesën tjetër e keni për familjen tuaj”.