Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkohet drejtuesja e prokurorisë, këto janë dyshimet e KPK-së

11:00 27/06/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushi. Vendimi është dhënë nga KPK që drejtohej nga Etleda Çiftja.

Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj u shpreh në fillim të seancës dëgjimore se komisioni kishte vendosur përfundimin e rivlerësimit të prokurores Nushi për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.

Prokurorja Nushi nuk kishte kryer deklarim të saktë, por kishte burime të ligjshme për pasurinë e saj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu edhe një hetim të pavarur mbi kriterin e pasurisë.

Ka pasur një mospërputhje me pronësinë e një toke në Mifol të Vlorës, por edhe për një apartament në Kashar të Tiranës në vlerën e 32 800 eurove.

Në vitin 2017, Nushi kishte deklaruar pjesë takuese edhe mbi një sipërfaqe prej 250 m2 truall, e cila nuk rezultonte në deklaratat e mëparshme.

Lidhur me apartamentin, subjekti ka deklaruar si burim një kredi bankare në vlerën e 25 mijë eurove, 4 mijë euro dhuratë nga familjarët si dhe kursimet. Hamitaj theksoi se në vitin 2008 nuk është deklaruar burimi i krijimit të apartamentit në Kashar dhe as dhuratat në vlerën 4000 euro.

Të ardhurat nga biznesi i bashkëshortit të saj, të deklaruar në vitin 2008 janë bërë gjithashtu objekt i hetimit. Është konstatuar se se vlera e të ardhurave ka qenë më e madhe nga ato të deklaruara, konkretisht në shumën 1.8 milionë lekë.  Lidhur me një makinë të dhuruar ngë vëllai i sbujektit, ka rezultuar se nuk është pasqyruar asnjë deklarim i shtimit apo pakësimit të pasurisë. Sipas relatorit Hamitaj, konstatohet mangësi në deklarimet e pasurisë të kryera prej prokurores Alketa Nushi.

Pavarësisht pasaktësive dhe mospërputhjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Nushi kishte burime të ligjshme për shpenzimet e kryera.

Prokurorja Alketa Nushi deklaroi para Komisionit se mospërputhjet lidhur me sipërfaqet e tokës nuk kanë ardhur për shkak të saj.

“Kam qenë e mitur kur janë fituar këto prona dhe nuk kam pasur tagër pronësie mbi to. Ndryshimet nuk kanë ardhur si pasojë e veprimeve të mia po për shkak të azhornimit. Ndërsa trualli nuk ekzistonte dhe figuron që prej regjistrimit të banesave të fshatit,” shpjegoi ajo, duke shtuar se kishte dhënë shpjegime të hollësishme për çdo pronë.

Etiketa: drejtuesjadyshimet e kpkprokuroriseshkarkohet

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Para

Gara për kryeprokuror, Olsian Çela mbahet “peng” nga KPK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.