A do e votonte shkarkimin e Metës? Rudina Hajdari: Taktikë politike deri në viktimizim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka komentuar për herë të parë çdekretimin e Metës dhe nismën që ka ndërmarë Partia Socialiste për ta shkarkuar atë.

Hajdari ka thënë se Meta e ndërmori një akt të tillë për të treguar se shumë tone populiste duhen ulur. Këtë veprim të Metës, Rudina Hajdari e ka komentuar si taktikë politike deri në viktimizim.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm”, tha Hajdari.

Ajo theksoi më tej gjatë një interviste televizive edhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Sipas saj presidenti Meta e ka shkelur Kushtetutën dhe ai e di mirë këtë gjë.

“Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Hajdari.

Shpërndaje
Share.

Komento