Shkarkimi i Metës, PS cakton emrat për Komisionin Hetimor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot në seancë ngritjen e Komisionit Hetimor për të gjetur dhe evidentuar shkeljet e presidentit Ilir Meta. Më pas do të votohet edhe për shkarkimin e tij.

Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga ana e Partisë Socialiste, e cila ka kështu shumicën dhe kryetarin, ndërsa 4 vendet e tjera janë vënë në dispozicion të grupeve parlamentare opozitare.

Në krye të komisionit do të jetë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, si dhe deputetët Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, ndërsa ende nuk janë mësuar emrat e deputetëve opozitarë që do të marrin pjesë.

Kujtojmë këtu se ditën e sotme, në orën 20:00 do të mbahet edhe protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kjo do të jetë protesta e 10 kombëtare, ku kreu i PD u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë kundër diktaturës dhe të mbrojnë dinjitetin e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës për një Shqipëri europiane.

Shpërndaje
Share.

Komento