Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkaktonin ndotje akustike me lokalet e tyre, policia procedon penalisht 6 persona

15:46 17/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Vijon zbatimi i masave për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë. Grupe kontrolli në të gjitha qendrat urbane dhe zonat bregdetare, për parandalimin e ndotjes akustike. Gjatë kontrolleve janë evidentuar 6 raste dhe për pasojë procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët, pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.
5 raste janë evidentuar në Tiranë dhe 1 rast është evidentuar në Ksamil.
Policia ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën.
Ndërsa në qarqet e tjera, pronarët e lokaleve në orën 24:00, kanë zbatuar ndalimin e muzikës sipas ligjit.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të Planit të Masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, e kryesisht parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lokalet dhe hotelet që gjenerojnë muzikë me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
▫️Gjatë kontrolleve në Tiranë, në disa lokale në ish-bllok, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit E. G., E. Xh., A. S., E. L, E. P., të gjithë banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjenerojnë muzikën.

▫️Gjatë kontrolleve në Qarkun Vlorë, në një lokal, në Ksamil, Sarandë, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike. Pronari i këtij subjekti gjithashtu ka kundërshtuar mbylljen e muzikës. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u procedua në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetesisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, pronari i këtij lokali, shtetasi S. M. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjenerojnë muzikën

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Bëri komente raciste për emigrantët, deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis

Bëri komente raciste për emigrantët, deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English