Skip to content
Aktualitet

Shiu pushton vendin, paralajmërim për përmbytje në Vlorë

· 1 min lexim

Shiu ka pushtuar vendin ditën e sotme, me rreshje të dendura në të gjithë territorin. Duke parë kushtet e përkeqësuara, Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët që të shmangin lëvizjet me makina që nuk i kanë të domosdoshme.

Bashkia paralajmëron qytetarët të kenë kujdes për përmbytje që mund të vijnë nga shiu i dendur.

E ngjashme është situata në qytetin e Fierit, ku reshjet kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

/GazetaReforma.com/