Skip to content
Politikë

“Shitët hotel Dajtin për bonusin e pensionistve”/ Berisha i kthen përgjigje Ballukut

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj një deklarate të zv/kryeministres Belinda Balluku, ku ajo ishe shprehur se, gjatë kohës së qeverisjes së Berishës, hoteli “Dajti” u shit për të siguruar fonde për dhënien e bonuseve për pensionistët.

Berisha u shpreh sonte se ky ishte një nga veprimet më të mira që ka bërë, duke iu referuar si një model i rishpërndarjes së të ardhurave në favor të qytetarëve.

“Modeli është rishpërndarja e të ardhurave në favor të shqiptarëve. Zv/kryeministrja më tha se shita Hotel Dajtin dhe u dhashë pensionistëve bonusin. Është gjëja më e mirë që kam bërë moj zonjë. Unë them, nëse merr studimin e grupit të Bostonit gjen Shqipërinë në 4 vendet me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave në vitin 2012”, u shpreh ai.