Shifrat/ Rakacolli replikon me Bashën: Mund të vdesësh nga infarkti, jo vetëm nga Covid

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, reagon për akuzën e kreut demokrat Lulzim Basha se “po fshihen viktimat e COVID”.

“Le t’ia lëmë profesionistëve fjalët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët. Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e pamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politik. Nëse do merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët. Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informacion të saktë.

Nëse unë dalë pozitive dhe skam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam bërë 3 herë infarkt bëj dhe një infark dhe mbaroj (shembull). Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë s’bëj komentet mbi gjëra që s’i di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë t’i  sqarojnë gjërat. Ajo që po vihet re sot është se njerëz që mendojnë se dinë diçka hedhin mjegullnajë dhe krijojnë probleme kot”, tha Rakacolli.

Lidhur me situatën e krijuar, Rakacolli tha se ministria ka përgatitur disa skenarë, dhe të parët që hyjnë në fuqi janë 5 spitale rajonalë të cilët janë gati.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento