Shfaqi probleme shëndetësore gjatë mbledhjes, Putin i nënshtrohet operacionit për kancerin! (VIDEO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, sipas ish-shefit të Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Valery Soloveit, vuan prej kohësh nga kanceri dhe i është nënshtruar një operacioni në fillim të këtij viti.

Deklarata e bujshme e Valery Soloveit, ka ngjallur shumë reagime ndërkombëtarisht.

‘Njëra është e natyrës psiko-neurologjike, tjetra është një problem i kancerit. Nëse dikush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme,” tha Solovei, teksa bëri deklaratën që sipas tij, 68-vjeçari Putin iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në muajin shkurt.

Pas deklaratës së Soloveit, ka reaguar edhe Kremlini zyrtar, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime. Solovei nuk është mjaftuar me kaq, por ka shtuar se Putin po planifikonte të jepte dorëheqjen në atë periudhë për shkak të problemeve të tij shëndetësore, dhe të emëronte vajzën e tij, Katerina Tikhonova si pasardhëse.

Kujtojmë se edhe gjatë një mbledhje të djeshme në kuadër të rimëkëmbjes së ekonomisë ruse pas pandemisë së Covid-19, Putini shfaqi probleme shëndetësore, teksa u vu re se kollitej shpesh./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento