Skip to content
Kosovë

Shifrat nga Kosova, ja sa është numri i të vaksinuarve

· 2 min lexim

17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky është bilanci i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kosova ditëve të fundit pati regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Shqetësues mbetet edhe numri i viktimave që po regjistrohen teksa shumë i lartë mbetet edhe numri i rasteve aktive me COVID-19.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Po ashtu në këtë 24 orësh janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137 mijë e 452″. Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

E ndërkoë kujtojmë se kohët e fundit Kosova ka qenë një ndër vendet me numrin më të lartë të infektimeve duke shkaktuar kështu panik tek autoritetet e vendit por edhe tek qyetarët. Qeveria e Kosovës ka shtrënguar disi masat kufizuese dhe ka rritur numrin e vaksinimeve pasi shihen si mundësia e vetme për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja.