Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije përditësimin zyrtar të rasteve të reja dhe vdekjeve nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Sipas publikimit dhe njoftimit zyrtar, mësohet se janë regjistruar 9 vdekje për shkak të covid-19, si dhe 553 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 309 pacientë, 22 prej tyre janë në terapi intensive dhe 9 pacientë të tjerë janë të intubuar.
Njoftim i i Ministrisë së Shëndetësisë:
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2184
Testime totale 249,635
Raste pozitive 55,380
Raste të shëruara 30,790
Raste Aktive 23,456
Humbje jete 1134
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13156
Fier 1611
Shkodër 1329
Durrës 1264
Vlorë 1055
Korçë 978
Elbasan 917
Berat 871
Lezhë 883
Gjirokastër 525
Kukës 487
Dibër 380/Gazetareforma.com/