Skip to content
Kosovë

Shifra të larta infektimesh gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ja sa viktima u shënuan

· 2 min lexim

Varianti i ri i  Covid-19  i quajtur “Omicron” njihet tashmë më shumë për aftësinë e tij për t’u përhapur shumë shpejt. Studimet e realizuara deri më tani vënë theksin më shumë tek shpërndarja sesa tek rrezikshmëria e tij për njerëzit që e mbartin.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës. Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

23 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.

Në total numri i rasteve aktive është 17.743.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!