fbpx

Shifra rekord infektimesh! Mjekët turq ngjiten maleve për të vaksinuar qytetarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria turke dëshiron të vaksinojë 60% të popullsisë kundër koronavirusit deri në fillim të vjeshtës. Por shumë prej 83 milion njerëzve të Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa madje edhe në vende pothuajse të paarritshme.

Zejnep Eralp dhe ekipi i saj po ngjiten në terren të vështirë për të vaksinuar fshatarët Altindere kundër Covid-19. Fshati ndodhet rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, në malet e Turqisë lindore. Vaksinimi i njerëzve që jetojnë në fshatra të largëta është i rëndësishëm sepse “njerëzit në fshatra jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush këtu ka një infeksion, ai do të përhapet shumë shpejt”. – thotë Dr. Zenepe Eralp, i cili është përgjegjës për misionin e vaksinimit.

Ndërkohë ditën e djeshme Turqia ka raportuar 40,806 raste të reja  duke shënuar një tjetër rekord në rastet ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë turke. Kjo shënoi numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë në dhjetor 2020, kur vendi regjistroi më shumë se 33,000 raste.

Të hënën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan rivendosi orën policore dhe njoftoi planet për kufizime të mëtejshme. Bllokimet e fundjavës përfshijnë  58 nga 81 qytete, duke përfshirë 80% të popullsisë së vendit. Turqia ka regjistruar 3,357,988 raste totale që nga fillimi i pandemisë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Vendi raportoi 176 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 31,713.

Shpërndaje
Share.

Komento