Skip to content
Bota

Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut, 125 raste të reja të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

· 1 min lexim

Situata nga pandemia Covid-19, nuk paraqitet aspak e mirë në Maqedoninë e Veriut.

Plot 125 raste të reja janë shënuar ditën e sotme në 24 orët e fundit nga 1019 teste të realizuara.

Mësohet po ashtu se 6 pacientë janë shëruar e ndërsa 7 kanë humbur jetën.

“Vatra e nxehtë” është Shkupi me 89 të infektuar, 11 raste të reja nga Tetova, 8 nga Ohri, 4 nga Kumanova, 3 nga Struga, nga 2 raste në Shtip, Prilep dhe Strumicë, 1 rast në Veles, Gostivar, Kërçovë dhe Resnje.

Shtatë personat që kanë ndërruar jetë janë 3 nga Shkupi, një nga Shtipi, një nga Tetova dhe dy nga Struga.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend ka arritur në 3364, numri i pacientëve të shëruar 1664, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 164.

Numri i rasteve aktive është 1536.