Skip to content
Bota

Shifra alarmante në Francë, Parisi dhe 8 qytete të tjera në shtetrrethim

· 2 min lexim

Shifrat alarmante të shtimit të rasteve me COVID-19 e kanë detyruar presidentin francez Emmanuel Macron të ndërmarrë masa ekstreme për parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.

Kështu gjatë natës në Paris dhe në disa qytete të tjera të mëdha do të vendoset shtetrrethim gjatë natës, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga e shtuna dhe do të zbatohet çdo ditë nga ora 9:00 pasdite (1900 GMT) deri në 6:00 të mëngjesit pasues, tha Macron në një intervistë të transmetuar në televizionin kombëtar.

Shtetrrethimi do të qëndrojë në fuqi për katër javë, tha presidenti Macron.

“Në pikëpamje të përhapjes në territorin kombëtar, epidemia COVID-19 përbën një katastrofë shëndetësore duke rrezikuar, nga natyra e saj dhe serioziteti i saj, shëndetin e popullatës. Kjo justifikon që gjendja e emergjencës shëndetësore të deklarohet në mënyrë që masat të jenë në përpjesëtim proporcional ndaj rreziqeve shëndetësore të ndodhura dhe të përshtatshme për rrethanat e kohës dhe vendit mund të merren “, shkruhet në një raport qeveritar.

Tetë zonat metropolitane të prekura nga masat e reja përveç rajonit të Parisit janë në dhe përreth Grenoble, Lille, Lyon, Aix-Marseille, Montpellier, Rouen, St Etienne dhe Toulouse.

Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan se për herë të parë që nga 25 qershori, janë më shumë se 9,100 persona që po trajtohen në spitalet për COVID-19.

Deri tani në Francë janë regjistruar 820 mijë raste pozitive me COVID-19, ndërsa 33 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit të rëndë.