Sherr në Shkodër, dy vëllezër plagosin me thikë një 38-vjeçar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur, pas një konflikti për motive të dobëta.

Vat Shpati 38 vjeç, pas një debate me dy persona të cilët janë edhe vëllezër, u qëllua me thikë. Ngjarja u regjistrua në  lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti  të çastit në një lokal, për motive të dobëta.

38-vjeçari është qëlluar me thikë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar,  dy vëllezërit  A. M., dhe L. M.,  banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento