Skip to content
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Lezhë për motive banale, plagoset 27-vjeçari (EMRI)

· 2 min lexim

Plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është identifikuar dhe është vënë në pranga 29-vjeçari në Lezhë, i identifikuar si Aleksandër Ramaj. Policia bën me dije se menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me thikë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kujtojmë se pak ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një i ri tjetër, Axel Hoxhaj bashkë me shokun e tij, pas një sherri banal për një vajzë.  Të rinjtë janë lënë në arrest me burg nga gjykata e Tiranës .