Skip to content
Të Gjitha

Sherr mes adoleshentësh në Berat, 17-vjeçari plagoset me thikë

· 1 min lexim

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në qytetin e Beratit.

Si autorë të plagosjes, policia arrestoi një 18-vjeçar me iniciale K.Q., banues në Berat.

Ky i fundit pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë 17-vjeçarin E.H.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.