Skip to content
Të Gjitha

Sherr me thika në Ersekë, plagoset rëndë njëri prej 5 personave të përfshirë

· 1 min lexim

Një sherr i madh ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në qendër të Ersekës, ku janë konfliktuar 5 persona.

Mësohet se personat që janë konfliktuar janë kushërinj dhe sherri i tyre ka degjeneruar në përdorimin e thikave. e përfshirë në sherr kanë përdorur edhe thika, ku njëri prej tyre është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Korçës.

Ndërkohë edhe personat e tjerë që janë përfshirë në sherr janë plagosur, por në gjendje të lehtë për jetën.

Nga informacionet paraprake,  dyshohet se sherri ka ndodhur për zaptimin e tokave të njëri tjetrit, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona që kanë vite që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.