Skip to content
Showbiz

Sherr me Ben Blushin: Arbana Osmani largohet nga Top Channel?

· 1 min lexim

Një lajm i bujshëm po qarkullon në lidhje me largimin e moderatores, Arbana Osmani nga televizioni ku ka punuar prej dy dekadash.

Sipas Newsbomb.al, moderatorja e njohur ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Shkak sipas burimeve të informacionit nga Top Channel për Newsbomb.al, ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi.

Ende nuk sqarohen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes drejtorit dhe moderatores, por lajmi i largimit të saj, është përhapur kudo në ambientet e këtij televizioni.

Arbana Osmani, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, për jetën e saj private, dhe lidhjen me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Moderatorja nuk ka bërë asgjë publike dhe nuk ka reaguar mbi këto lajme, ndërsa shpresojmë të përgënjeshtrojë largimin e saj nga Top Channel, aty ku jemi mësuar ta shohim gjithnjë aktive.

Burimi: Iconstyle.al