Skip to content
Të Gjitha

Sherr masiv në plazhin e Shëngjinit, policia e merr me qetësi situatën

· 1 min lexim

Një sherr masiv midis disa të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Shëngjinit. Në konflikt janë përfshirë disa persona, ku nuk dihet edhe arsyeja se përse janë konfliktuar.

Policia ka qenë shumë pranë personave që po konfliktoheshin dhe nuk i kanë dhënë shumë rëndësi konfliktit për të shuar sa më shpejt gjakrat.

Videoja është shpërndarë në disa faqe në rrjetin social Facebook, ku bëhet me dije se një një palë e personave të përfshirë në këtë konflikt kanë qenë nga Kosova.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë pushuesve, kjo më shumë për faktin se policia ka qenë e pranishme në vendngjarje dhe nuk ka mundur dot që të qetësojë situatën.