Skip to content
Kronikë

Sherr i përgjakshëm në Kavajë! Humbin jetën 2 persona, si ndodhi krimi (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë.

Në një lokal të këtij qyteti, Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Sali Rexha, po 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri Gosën.

Si pasojë e plagëve të rënda, ata kanë ndërruar të dy jetë në spital.

Ndërkohë që Policia e Kavajës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë, ku u regjistruan dy viktima.

Blutë bëjnë me dije se dy 43-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin te kryqëzimi i valutës.

Shtetasi me iniciale E.G ka goditur me thikë 43-vjeçarin A.R., ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me armë. Të dy të konfliktuarit kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi E.G. 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A.R., 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, njofton policia./