Shërbimet online/ Rama: Tani dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon nga shtëpia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kreun e Kadastrës Artan Lame dhe kreun e AKSHI, Mirlina Karçanaj, kanë prezantuar sot mundësine re që është krijuar në e-Albania, sa i takon procedurave që duhet të ndjekin qytetarët për të marrë hipotekën në Kadastër.

Në një konferencë të mbajtur pak minuta më parë kreu i qeverisë tha se përgjigja për hipotekat, do të vijë brenda 5 deri në 10 minutash.

Kreu i qeverisë u shpreh se nga sot të gjithë qytetarët  do të marrin dokumentin e pronës së tyre nga shtëpia e nuk do presin më në radhë, e nuk do vuajnë sporteleve.

Sipas Ramës, do të mjaftojë tashmë një klik në “e-albania.al” dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë.

“Për pikën më të nxehtë, që është cilësia e shërbimit në hipoteka. Tani më nuk kemi sistemin e para disa kohëve. Po kemi Agjencinë Shtetërore të Kadastres. Ajo që është me e rëndësishme, shërbimet online, janë pjesë e revolucionit dixhital, që e kthen vitin 2020 në një vit të transformimit të madh, për të krijuar një kornizë plot transparencë e llogaridhënie. Ajo që dua të them pa marrë shumë kohë, pasi sot jemi këtu përmes drejtorit të Kadastrës, dhe drejtoreshës së AKSHIT. Që nga 1 janari, shërbimet kadastrale bëhen me aplikime online dhe me futjen e vulës elektronike, tani më, edhe pjesa tjetër e shërbimit do të behët online. Nuk është më nevoja që në një proces të arsyeshëm tranzicioni s’do të jetë ne nevojshme që të shkohet fizikisht, pasi gjithçka do të bëhet nga shtëpia, nga telefoni. Faktikisht deri në dhjetor të vitit të shkuar, qytetari do të paraqitej fizikisht, do të aplikonte do kryente pagesën, të priste deri në ditën që t’i thuhej; hajde merr dokumentin. Kështu ishin krijuar qerthujt e tmerrshëm të sekserëve duke përfshirë dhe gishtat. Tashmë qytetarët aplikojnë online, përmes telefonit. Kemi lehtësuar aplikimin. Por jo pjesën e dytë të shërbimit. Sot jemi këtu për të lajmëruar se lehtësohet i gjithë procesi. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë në rezultatin komplet. I gjithë sistemi pengues, përmes kanaleve të zeza të korrupsionit, do të shmanget. Tashme koha e shërbimit do të jetë 5 deri në 10 minuta.”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se shërbimet për pronat e regjistruara do të merren për 3 deri në 5 minuta, teksa shtoi po ashtu se janë 37 mijë aplikime.

“Qytetari me këto shërbime, ka tre elementë. E para ku e merr shërbimin, e dytë kur kohë do t’i duhet për ta marrë shërbimin dhe e treta si e merr shërbimin. Ku-në e zgjidhëm me aplikimin online. Qytetari nuk ka më punë me sportelet tona. Kur, është ajo që po bëjmë sot. Aplikimi po bëhet online dhe nëse paguan me kartë ose direkt me telefon ose bar kompjuteri, shërbimi i kthehet mbrapsht përgjigja brenda 5  minuta. Si-ja është të jemi të ndërgjegjshëm që ne sot po lancojmë në rreth 4 mln e 100 mijë që ka Shqipëria rreth 1 milion e 700 mijë të tyre i nënshtrohen këtij sistemi.  Pra për këto 1 mln e 700 mijë prona shërbimi merret për 3-5 minuta pas pagesës.

Shpërndaje
Share.

Komento